Back to top
Follow us:

Kthimi i produktit

Në zbatim të Nenit 37 te Ligjit 9902, datë 17.04.2008 “Për Mbrojtjen e Konsumatorëve”, klienti ka të drejtë të kthejë produktin brenda 48 orëve në rastet kur:

1. Produkti nuk është i njejtë me atë që është përshkruar nga SmartTronic.
2. Produkti ka defekt Software ose Hardware.
3. Produkti është i dëmtuar fizikisht.
4. Produkti nuk është i njejtë me atë që është porositur.

SmartTronic.al duhet të njoftohet paraprakisht nga klienti lidhur me kërkesën për kthimin e produktit.

Kthimi I produktit nuk kryhet dhe SmartTronic.al nuk mban përgjegjësi në rastin kur nuk ështe njoftuar nga klienti per kthimin e produktit të blerë permes faqes tone të internetit www.smarttronic.al, permes rrjeteve sociale, apo permes numrit te telefonit.

Në rastet kur produkti rezulton me probleme, Smart Tronic ofron kthim të produktit dhe ndërrim me një produkt tjetër, ose rimbursim të plotë të vlerës së parave.

Produkti duhet të kthehet në adresën e përcaktuar nga SmartTronic, me paketimin dhe ambalazhimin e tij, të mos jetë përdorur dhe tё shoqërohet me të gjithë aksesorët, udhëzimet e përdorimit, dokumentat që vërtetojnë blerjen në rrugë elektronike si dhe formularin e autorizimit të kthimit të plotësuar.

Nëse produkti nuk dorëzohet I tillë në mënyrën e përshkruar në këtë pikë, nuk do të pranohet nga SmartTronic.
Kostot e transportit për kthimin e porosive të anulluara do të mbulohen nga Klienti.