Garancia juaj Hardware
Garanci e kufizuar prej 90(nentedhjete) ditesh
vetem per produktet e shitura nga SMART TRONIC
GARANCIA NE KUADRIN E LIGJIT PER MBROJTJEN E KONSUMATORIT
KJO GARANCI JU JEP TE DREJTA TE VECANTA, DHE JU MUND TE KENI TE DREJTA TE TJERA TE CILAT NDRYSHOJNE NGA SHTETI NE SHTET. PERVEC RASTEVE KUR LIGJI PARASHIKON NDRYSHE, SMART TRONIC NUK DO TE PERJASHTOJE, KUFIZOJE DHE AS DO TE PEZULLOJE TE DREJTAT E TJERA QE JU MUND TE KENI, PERFSHIRE ATO QE MUND TE LINDIN NGA MOSPERPUTHSHMERIA E SENDIT SIPAS NJE KONTRATE SHITJEJE. PER NJE KUPTIM TE PLOTE TE TE DREJTAVE TUAJA JU DUHET TE SHIKONI LIGJET E SHTETIT TUAJ.
KUFIZIMET E GARANCISE QE I NENSHTROHEN LIGJIT PER MBROJTJEN E KONSUMATORIT
PER AQ SA E LEJON LIGJI, KJO GARANCI DHE ZHDEMTIMET E PARAQITURA KETU JANE EKSLUZIVE DHE ZEVENDESOJNE CDO GARANCI, ZHDEMTIM DHE KUSHTE TE TJERA, QOFSHIN GOJORE, ME SHKRIM, TE DETYRUESHME ME LIGJ, TE SHPREHURA APO TE NENKUPTUARA. SMART TRONIC NUK MERR PERSIPER ASNJE GARANCI TE DETYRUESHME ME LIGJ, DUKE PERFSHIRE, PAKUFIZIM, GARANCITE E TREGTUESHMERISE DHE TE PERSHTATSHMERISE SE SENDIT ME QELLIMIN E SYNUAR DHE GARANCITE KUNDER DEFEKTEVE TE FSHEHURA APO TE DUKSHME, PER AQ SA E LEJON LIGJI. NE KETE MENYRE, MEQENESE NUK MUND TE PERJASHTOHEN KETO GARANCI, SMART TRONIC KUFIZON AFATIN KOHOR DHE ZHDEMTIMET NE LIDHJE ME GARANCITE E MESIPERME BRENDA AFATIT TE SHPREHUR TE KESAJ GARANCIE, SIPAS GJYKIMIT TE SMART TRONIC, NEPERMJET SHERBIMIT TE NDREQJES OSE ZEVENDESIMIT, TE PERSHKRUARA ME POSHTE. DISA SHTETE NUK LEJOJNEKUFIZIME KOHORE TE AFATIT TE GARANCIVE TE NENKUPTUARA (OSE TE KUSHTIT), KESHTU QE KUFIZIMI I SHPREHUR ME LART MUND TE MOS ZBATOHET NE RASTIN TUAJ.
CFARE MBULON KJO GARANCI?
Smart Tronic jep garanci në rast defekti të produkteve hardware te paisjeve te tregtuara kur ato përdoren normalisht në përputhje me udhëzimet e publikuara të Smart Tronic për një afat 90 (nentedhjete) ditesh nga data e blerjes së produktit nga blerësi-përdorues fundor (“Periudha e Garancisë”). Udhëzimet e publikuara të Smart Tronic përfshijnë, përvec informacionit qëndodhet në specifikimet teknike, manualet e përdorimit dhe shërbimet e komunikimit.
Ju lutemi vini re: Të gjitha pretendimet e ngritura sipas Garancise se kufizuarprej 90(nentedhjete) ditesh Smart Tronic do t’u nënshtrohen kushteve të shprehura në këtë dokument garancie.
CFARE NUK MBULON KJO GARANCI?
Kjo garanci nuk zbatohet për produktet hardware dhe software që nuk mbajnë vulen e Smart Tronic, edhe nëqoftëse janë të paketuara ose shiten me hardware-t Smart Tronic. Prodhuesit, furnizuesit, ose publikuesit, që nuk janë Smart Tronic, mund t’ju ofrojnë garancitë e tyre ju lutemi i kontaktoni ata për informacion të mëtejshëm. Software-et e shitura nga Smart Tronic, me ose pa vulen Smart Tronic (duke përfshirë, por pa u kufizuar në sistemet software),nuk mbulohen nga kjo garanci. Ju lutemi t’i referoheni kontratës së licensës që shoqëron software-in për informacion për të drejtat tuaja në lidhje me përdorimin e tij. Smart Tronic nuk garanton se vënia në punë e Produktit teSmart Tronic do të jetë e pandërprerë ose pa gabime. Smart Tronic nuk mban përgjegjësi për dëmin që rrjedh nga mosndjekja e udhëzimeve në lidhje me përdorimin e Produktit.
Kjo garanci nuk zbatohet:
- për pjesët e konsumueshme, si bateritë ose veshjet mbrojtëse, të cilat amortizohen me kalimin e kohës, përveç rasteve kur prishja vjen nga një defekt në materiale ose nga prodhimi;
- për dëmet që kanë të bëjnë me pamjen e jashtme, përfshirë por pa u kufizuar në gërvishtjet, deformimet dhe plastikën e thyer në mbajtëset e fishave;
- për dëmet e shkaktuara nga përdorimi bashkë me një produkt tjetër;
- për dëmet e shkaktuara në mënyrë aksidentale, nga abuzimi, keqpërdorimi, kontakti me lëngje, zjarri, tërmeti ose nga shkaqe të tjera të jashtme;
- për dëmet e shkaktuara nga vënia në punë e Produkteve te Smart Tronic pa ndjekur udhëzimet e publikuara të Produktit;
- për dëmet e shkaktuara nga shërbimi (përfshirë upgrade-t dhe expansion-et) të kryera nga persona që nuk janë përfaqësues të Smart Tronic ose Ofrues Shërbimi të Autorizuar të Smart Tronic;
- për një Produkt që është modifikuar për të tjetërsuar funksionalitetin ose kapacitetin pa leje të shkruar të Smart Tronic;
- për defektet e shkaktuara nga amortizimi i zakonshëm ose edhe nga vjetërimi i zakonshëm i Produkteve, ose
- nëse numri i serisë është hequr ose fshirë nga Produktet.
PERGJEGJESITE TUAJA
JU DUHET TE BENI NE MENYRE PERIODIKE RUAJTJEN E INFORMACIONIT QE PERMBAHET NË VENDIN PERKATES TE PRODUKTEVE TE SMART TRONIC PER TE RUAJTUR PERMBAJTJEN DHE SI MBROJTUR NGA KEQFUNKSIONIMET OPERACIONALE.
Para se të merrni shërbimin e garancisë, Smart Tronic ose agjentët e tij mund t’ju kërkojnë që të provoni me hollësi të dhëna të blerjes, t’ju përgjigjeni pyetjeve të bëra për të ndihmuar në gjetjen e problemeve të mundshme dhe të ndiqni procedurat e Smart Tronic për të përfituar shërbimin e garancisë. Përpara se të dorëzoni Produktin e Smart Tronic për shërbimin e garancisë ju duhet të ruani veçmas një kopje të përmbajtjeve të ruajtjes së të dhënave, të fshini të gjithë informacionin personal që doni të mbroni dhe të çaktivizoni të gjithë fjalëkalimet e sigurisë.
GJATE SHERBIMIT TE GARANCISE PERMBAJTJET E RUAJTJES SE TE DHENAVE FSHIHEN DHE RIFORMATOHEN. SMART TRONIC DHE AGJENTET E TIJ NUK MBAJNE PERGJEGJESI PËR HUMBJET E PROGRAMEVE SOFTWARE, TE DHENAVE OSE INFORMACIONEVE TË TJERA QE NDODHEN NE RUAJTJEN E TE DHENAVE OSE NE NDONJË PJESE TJETER TË PRODUKTIT QE I NENSHTROHET SHERBIMIT.
Sipas shërbimit të garancisë Produkti I Smart Tronic ose produkti zëvendësues do t’ju kthehet ashtu siç ishte konfiguruar Produkti juaj në blerjen fillestare, duke iu nënshtruar përditësimeve përkatëse. Smart Tronic mund të instalojë përditësime të sistemeve software si pjesë e shërbimit të garancisë që parandalon kthimin e Produkteve në një version më të hershëm të sistemit software. Aplikacionet e palëve të treta të instaluara në Produktin e Smart Tronic mund të mos përputhen ose funksionojnë me Produktet eSmart Tronic si rezultat i përditësimeve të sistemeve software. Ju mbani përgjegjësi për riinstalimin e programeve të tjera software, të dhënave dhe informacioneve. Ndreqja dhe riinstalimi i programeve software, i të dhënave dhe informacioneve të tjera nuk mbulohen nga kjo garanci.
E rëndësishme: Mos e zbërtheni Produktin e Smart Tronic. Zbërthimi i Produktit te Smart Tronic mund të shkaktojë dëm që nuk mbulohet nga kjo garanci. Vetëm Smart Tronic mund të japin shërbim për Produktin e Smart Tronic.
CFARE BEN SMART TRONIC NE RAST SHKELJEJE TE GARANCISE?
Nëse gjatë Kohës së Garancisë ju i paraqisni Smart Tronic një reklamim të vlefshëm, Smart Tronic vendos vetë nëse do
- të ndreqë Produktin e Smart Tronic, duke përdorur pjesë të reja ose të përdorura më parë të cilat janë të barazvlefshme me pjesë të reja nga pikëpamja e funksionimit dhe besueshmërisë,
- të zëvendësojë Produktin e Smart Tronic me një produkt i cili është i barazvlefshëm të paktën nga ana funksionale me Produktin e Smart Tronic dhe përbëhet nga pjesë të reja dhe/ose të përdorura më parë të cilat janë të njëjta me pjesë të reja për sa i përket përmbushjes së funksionit dhe besueshmërisë, ose
- të marrë Produktin e Smart Tronic mbrapsht duke kthyer çmimin e blerjes.
Smart Tronic mund të kërkojë që ju të zëvendësoni disa pjesë ose produkte të instalueshme nga përdoruesi. Zëvendësimi i pjesëve ose produkteve, përfshirë pjesë të instalueshme nga përdoruesi instaluar në përputhje me udhëzimet e dhëna nga Smart Tronic, bart garancinë e mbetur të Produkteve te Smart Tronic ose garanci për 90(nëntëdhjetë) ditë nga data e zëvendësimit ose ndreqjes, cilado prej tyre që siguron mbulimin më afatgjatë për ju, përveç kur ligji siguron një mbulim më afatgjatë. Kur një produkt ose pjesë zëvendësohet ose rimbursohet, çdo gjë zëvendësuese bëhet prone e juaja dhe çdo gjë e zëvendësuar ose e rimbursuar bëhet pronë e Smart Tronic.
SI MERRET SHERBIMI I GARANCISE?
Përpara se të kërkoni shërbimin e garancisë, jeni të lutur të gjeni dhe shikoni burimet e ndihmave online, të përshkruara më poshtë. Nëse pas përdorimit të këtyre burimeve Produkti I Smart Tronic përsëri nuk funksionon siç duhet, ju lutemi të kontaktoni një përfaqësues të Smart Tronic duke përdorur të dhënat e mëposhtme. Përfaqësuesi I Smart Tronic do t’ju ndihmojnë të përcaktoni nëse Produkti juaj ka nevojë për shërbim dhe, nësë po, do t’ju informojnë se si Smart Tronic do ta japë këtë shërbim.
Informacioni online me hollësitë e përfitimit të shërbimit të garancisë jepet më poshtë.
MUNDESITE E SHERBIMIT TE GARANCISE
Smart Tronic ju ofron shërbimin e garancisë nëpërmjet një ose disa prej mënyrave më poshtë:
(i) Shërbimi Carry-in. Ju mund të ktheni Produktin tuaj pranë një njësie Shitje me Pakicë Smart Tronic që ofrojnë shërbimin Carry-in. Shërbimi do të kryhet në vendin, ose njësinë e Shitjes me Pakicë Smart Tronic mund ta dërgojë Produktin e Smart Tronic pranë një ServisiSmart Tronic për të kryer shërbimin. Në momentin që ju njoftoheni që shërbimi është kryer plotësisht, ju do të tërhiqni menjëherë Produktin E Smart Tronic nga njësia e Shitjes me Pakicë Smart Tronic.
(ii) Shërbimi Mail-in. Nëse Smart Tronic përcakton se Produkti juaj i përmbush kushtet për shërbimin mail-in, Smart Tronic do t’ju dërgojë faturat e parapaguara dhe nëse është ë mundur, materialin e paketimit, në mënyrë që ju të mund të dërgoni Produktin tuaj sipas udhëzimeve të Smart Tronic. Në momentin që shërbimi është kryer plotësisht, Smart Tronic do t’ju kthejë Pajisjet e Mbuluara nga garancia. Smart Tronic do të paguajë për dërgesën nga dhe në drejtim të vendodhjes suaj nëse ndiqen të gjitha udhëzimet.
(iii) Shërbimi i pjesëve Bëje Vetë .Ky shërbim ju lejon të kryeni shërbimin për Produktin tuaj. Nëse është i disponueshëm në rrethanat tuaja, do të ndiqet rrjedha e mëposhtme:
(a) Shërbimi, sipas të cilit Smart Tronic kërkon kthimin e produktit ose pjesës së zëvendësuar. Smart Tronic mund të kërkojë të dhënat e kartës së kreditit për të garantuar pagimin e çmimit e blerjes me pakicë të produktit ose pjesës së zëvendësuar si dhe kostot e dërgesës. Nëse ju nuk jeni në gjendje të jepni të drejtën e përdorimit të kartës së kreditit, Bëje Vetë Smart Tronic mund të mos ju ofrohet dhe Smart Tronic do t’ju ofrojë zgjidhje të tjera për ndreqjen. Smart Tronic do të dërgojë një produkt ose pjesë zëvendësuese me udhëzimet e instalimit, nëse është rasti, dhe të gjitha kërkesat në lidhje me kthimin e produktit ose pjesës së zëvendësuar. Nëse ju i ndiqni udhëzimet, Smart Tronic do të anulojë bllokimin e shumës përkatëse nga karta e kreditit, në mënyrë që ju të mos ngarkoheni financiarisht për produktin ose pjesën dhe dërgesën nga dhe në drejtim të vendodhjes suaj. Nëse ju nuk e ktheni produktin ose pjesën e zëvendësuar siç udhëzohet ose ktheni një produkt ose pjesë të zëvendësuar i cili nuk mund të zgjidhet për shërbim, Smart Tronic do të ngarkojë kartën tuaj të kreditit për shumën e autorizuar.
(b) Shërbimi kur Smart Tronic nuk kërkon kthimin e produktit ose pjesës së zëvendësuar. Smart Tronic do t’ju dërgojë falas një produkt ose pjesë zëvendësuese të shoqëruar me udhëzimet për instalimin, nëse është e mundur, dhe të gjitha kërkesat në lidhje me shkatërrimin produktit ose pjesës së zëvendësuar.
(c) Smart Tronic nuk mban përgjegjësi për kostot e punës që mund të lindin gjatë Bëje Vetë Smart Tronic. Nëse ju nevojitet ndihmë e mëtejshme, kontaktoni Smart Tronic në numrin e telefonit të listuar më poshtë.
Smart Tronic ruan të drejtën për të ndërruar metodën sipas të cilës Smart Tronic ju jep ju shërbimin e garancisë, dhe përmbushjen e kushteve nga ana e Produktit tuaj për të marrë një metodë të veçantë shërbimi. Shërbimi do të jetë i kufizuar në mundësitë që ekzistojnë në shtetin/qytetin ku kërkohet shërbimi. Zgjedhjet e shërbimit, disponueshmeria e pjesëve dhe koha e përgjigjjes mund të ndryshojë sipas shteteve/qyteteve. Ju mund të bëheni përgjegjës për shpenzimet e dërgesave dhe të trajtimit, nëse Produkti I Smart Tronic nuk mund të përfitojë nga shërbimi në shtetin ku ai ndodhet. Nëse ju kërkoni shërbim në një shtet që nuk është shteti i blerjes, ju do të pranoni të gjitha ligjet dhe rregulloret e zbatueshme të import-eksportit dhe do të mbani përgjegjësi për të gjitha tarifat doganore, T.V.SH-në dhe taksa dhe tarifa të tjera përkatëse. Kur është i mundur shërbimi ndërkombëtar, Smart Tronic mund të ndreqë ose zëvendësojë produktet dhe pjesët me produkte dhe pjesë të krahasueshme të cilat përputhen me standardet e vendit.
KUFIZIMI I PERGJEGJESISË
PERVEC SA PERSHKRUHET NE KETE GARANCI DHE BRENDA CAQEVE MAKSIMALE TE LEJUARA NGA LIGJI, SMART TRONIC NUK MBAN PERGJEGJESI PER DEMET TE VECANTA, RASTESORE OSE SHKAKESORE QE VIJNE NGA SHKELJA E GARANCISE OSE KUSHTEVE OSE E NDONJE DOKTRINE LIGJORE, PERFSHIRE, PAKUFIZIM, HUMBJEN E TE DREJTES SE PERDORIMIT; HUMBJEN E TE ARDHURAVE; HUMBJEN E FITIMIT TE CASTIT OSE TE ARDHSHEM (PERFSHIRE FITIMIN E MUNGUAR NGA KONTRATAT); HUMBJEN NGA MOSPERDORIMI I PARASE; HUMBJEN E KURSIMEVE TE MUNDSHME; HUMBJEN E VEPRIMTARISE TREGTARE; HUMBJEN E MUNDESIVE; HUMBJEN E EMRIT TE MIRE TREGTAR; HUMBJEN E REPUTACIONIT; HUMBJEN OSE DEMTIMIN, KOMPROMENTIMIN OSE ÇORODITJEN E TE DHENAVE; OSE CDO HUMBJE OSE DEM TJETER TE DREJTPERDREJTE OSE SHKAKESOR SIDO QE TE MUND TE JETE SHKAKTUAR, PERFSHIRE ZEVENDESIMIN E PAJISJES DHE SENDIT, KOSTOT E NDREQJES, PROGRAMIMIT OSE RIPRODHIMIT TE CDO PROGRAMI OSE TE DHENAVE TE RUAJTURA BRENDA OSE TE PERDORURA BASHKE ME PRODUKTIN E SMART TRONIC OSE CDO SHKELJE NE LIDHJE ME KONFIDENCIALITETIN E INFORMACIONIT TE RUAJTUR NE PRODUKTIN E SMART TRONIC.
KUFIZIMI I MESIPERM NUK ZBATOHET PER REKLAMIMET NE RAST VDEKJEJE OSE DEMTIMI PERSONAL, OSE DEMTIME TE PARASHIKUARA NGA LIGJI SI TE QELLIMSHME OSE TE KRYERA NGA VEPRIME DHE/OSE MOSVEPRIME PAKUJDESIE TE RENDE. SMART TRONIC SHPALL SE DEKLARIMI PER PERGJEGJESINE E NDREQJES OSE ZEVENDESIMIN E CDO PRODUKTI TE SMART TRONIC QE MBULOHET NGA KJO GARANCI, NUK PERFSHIN PERGJEGJESINE PER HUMBJEN E MUNDSHME TE TE DHENAVE TE RUAJTURA NE PRODUKTIN E SMART TRONIC.
DISA SHTETE NUK LEJOJNE PERJASHTIMIN OSE KUFIZIMIN E DEMEVE RASTESORE OSE SHKAKESORE, KESHTU QE KUFIZIMI OSE PERJASHTIMI I MESIPERM MUND TE MOS ZBATOHET NE RASTIN TUAJ.
TE PERGJITHSHME
Asnjë shitës, agjent apo nënpunës i Smart Tronic nuk është i autorizuar për ti bërë ndryshim, zgjatje, ose shtesë kësaj garancie. Nëse një kusht konstatohet i paligjshëm ose i pazbatueshëm, kjo nuk prek e as cenon ligjshmërinë ose zbatueshmërinë e kushteve të tjera. Kjo garanci krijohet dhe interpretohet sipas ligjeve të shtetit ku është kryer blerja e Produktit te Smart Tronic. Smart Tronic përcaktohet në fund të këtij dokumenti sipas shtetit ose rajonit ku është kryer blerja e Produktit te Smart Tronic. Smart Tronic ose fituesi i të drejtave të Smart Tronic mbetet i detyruar sipas kësaj garancie.